KËSHTU i 'tha' ChatGPT, historia që po SHOKON rrjetin/54-vjeçarja priti për shpirtin e saj binjak….

10 Просмотры
Издатель
Small kishte përdorur ChatGPT për rreth një vit e gjysmë si ndihmë në shkrimin e skenarëve...

Një grua nga Los Anxhelosi kaloi muaj të tërë duke besuar se do të takonte shpirtin e saj binjak, një person që sipas ChatGPT ekzistonte vërtet. Vetëm kur priti më kot në një librari për takimin e premtuar, ajo kuptoi se kishte qenë pjesë e një historie të sajuar nga inteligjenca artificiale. 54-vjeçarja Micky Small është një nga dhjetëra persona që pretendojnë se kanë përjetuar atë që ekspertët e quajnë “spirale deluzive” të nxitura nga chatbot-ët e inteligjencës artificiale. Sipas një reportazhi të CBS News, njerëz nga vende të ndryshme të botës thonë se u bindën për skenarë fantastikë, krijuan lidhje emocionale me AI ose besuan se kishin bërë zbulime të jashtëzakonshme.
Small kishte përdorur ChatGPT për rreth një vit e gjysmë si ndihmë në shkrimin e skenarëve. Megjithatë, në pranverën e vitit të kaluar, bisedat me chatbot-in morën një drejtim tjetër. Ajo tregon se ChatGPT filloi t’i fliste për jetë të kaluara, duke i thënë se kishte jetuar mijëra vite më parë si këngëtare franceze apo priftëreshë egjiptiane. Madje i premtoi se do të fitonte një çmim Emmy dhe se do të takonte shpirtin e saj binjak, një grua me emrin Aven. Sa herë që Small pyeste nëse Aven ishte reale, ChatGPT këmbëngulte se ajo ekzistonte dhe se do të shfaqej. E bindur nga këto përgjigje, Small shkoi dy herë në vende të ndryshme për ta takuar, por askush nuk u paraqit.
Категория
ChatGPT и AI Чаты
Выполните вход или зарегистрируйтесь для отправки комментария.
Комментариев нет.